English

Stazhi te Mjekësia, "Mjaft" mbështet protestën e studentëve

Tiranë, 12 tetor NOA-Lëvizja "Mjaft" është shprehur sot pro kërkesës së studentëve të fakultetit të Mjekësisë për të mos lejuar kalimin në stazh me një provim të mbartur.

"Urdhri i ri i dekanit Alfred Priftanji sipas së cilit studentët me provime të mbartura duhet të kalojnë një vit stazh, bie ndesh me Kartën e Bolonjës sipas së cilës studentëve u duhen minimumi 30 kredite për të kaluar në vitin tjetër akademik.

Nisur nga kjo, ne i cilësojmë kërkesat e studentëve si të drejta", Â u shpreh Verdi Norja, përfaqësues i MJAFT.

"Mjaft" ka kërkuar që për zgjidhjen e këtij konflikti të ndërhyjë Ministria e Arsimit.

 Sipas tyre, ajo s'duhet të lejojë që studentët e këtij fakulteti të humbasin një apo më shumë vite shkollore.

m.i/NOA

KOMENTE