Tiranë, 12 tetor NOA - Nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Kryetarit të Senatit të Kanadas, Noel Kinsela dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
"Meqenëse Senati i Kanadasë dhe Kuvendi i Shqipërisë njohin rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të ngushta ekonomike dypalëshe, dhe meqenëse portet detare janë lidhje jetësore në rrjetin global të anijeve detare për të transportuar mallra dhe njerëz, dhe meqenëse portet detare që ndodhen në Kanadanë Atlantike dhe Shqipëri janë porta të rëndësishme hyrëse për kontinentet e tyre përkatëse dhe nuk janë konkurrentë të drejtpërdrejtë rajonale dhe meqenëse bashkëpunimi përmes aleancave strategjike midis porteve detare mund të gjenerojë mundësi të reja tregtare, si dhe të ofrojë mundësi për partnerët të ndajnë ekspertizën dhe praktikat më të mira" thuhej ndër të thera në memorandum.
"Kryetari i Senatit të Kanadasë dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë angazhohen të inkurajojnë dhe të promovojnë në vendin e tyre përkatës, ku të jetë e mundur dhe e përshtatshme, një aleancë strategjike midis porteve tregtare që ndodhen në Kanadanë Atlantike dhe Shqipëri për të arritur rezultate reciprokisht të dobishme për ekonomitë e tyre dhe për qytetarët e tyre" thuhej më tej në memorandumin e nënshkruar ditën e sotme.
k.k/NOA