English

Zhvatnin xhepat e burrave dhe çantat e grave në treg, prangosen dy persona

Kavajë, 12 tetor NOA - Tregu i fruta-perimeve në qendër të qytetit të Kavajës, ishte zgjedhur nga dy persona si vendi për të zhvatur xhepat dhe çantat e qytetareve.

Tomorr Kaloshi, 59-vjeç dhe Novruz Gjolena, 49-vjeç të dënuar më parë për vjedhje janë arrestuar dje nga oficerët e policisë së komisariatit të Kavajës pasi u kapën teksa u po vidhnin disa qytetarë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Kaloshi dhe Gjolena në momentin që u kapën ishin të angazhuar për zhvatjen e dy personave.

Kaloshi po tentonte t'i vidhte çantën 56-vjeçares Bukurije Hoxha ndërsa Gjolena po tentonte ti vidhte portofolin 60-vjeçarit Shaqir Hoxha.

Ndaj tyre u mor masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes", e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE