English

Arrestohet një 33 vjeçare, shiste celularë pranë burgut 313 në Tiranë

 Tiranë, 13 tetor NOA-Forcat blu të komisariatit të policisë nr.3 në kryeqytet kanë vënë në pranga një 33 vjeçare e cila dyshohet se tregtonte celularë për të burgosurit e burgut 313.

E arrestuara quhet Flora Dajçi e lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë gjatë orëve të natës, pas kapjes në flagrancë nga shërbimet e policisë të Burgut Nr.313.

Gjatë kontrollit të frigoriferit që kishte futur në burg, iu gjetën 25 copë celular të tipeve të ndryshme, 25 copë karikues telefoni, 5 spina karikuesish, një kufje me fisha USB, një çelës anglez.

Sendet e mësipërme iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale të cilat do t'i  Prokurorisë, për veprën penale të "Dhënies ndihmë të burgosurve",  parashikuar nga neni 324/1 i Kodit Penal.

m.i/NOA

KOMENTE