English

Asambleja e OSBE vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit, keqardhje për bojkotin e opozitës

Athinë, 13 tetor NOA- Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck, kryetari i delegacionit të Italisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Riccardo Migliori, anëtari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Christian Miesch si dhe Alcee Hastings, anëtar i Kongresit amerikan, bashkëkryetar i Komitetit amerikan të Helsinkit, kanë shprehur keqardhjen për bojkotin e parlamentit nga opozita duke deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri ishin të lira e të ndershme.

"Konkluzioni ynë është se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe në rrugën e drejtë të një demokracie të plotë.

 Është për të ardhur keq që opozita nuk po merr pjesë në Parlament.

Pjesë e pjekurisë demokratike është edhe të pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj që partia e opozitës të marrë sa më shpejt pjesë në parlament.

Kjo është e vetmja rrugëdalje për të zhvilluar më tej demokracinë" tha Grossruck.

Këto deklarata u bënë gjatë punimeve të asamblesë së OSBE të cilat po zhvillohen në Athinë.

m.i/NOA

Â

KOMENTE