Shkodër, 13 tetor, NOA - Në urgjencën e spitalit të Shkodrës është paraqitur në gjendje të rëndë, me djegie të gradës 3.4, 40-vjeçari Agim Muçollari, lindur në Korçë dhe banues në Shkodër, i cili më pas ka humbur jetën.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se nga marrja në pyetje e të afërmve të të ndjerit, rezulton se Agim Muçellari ka patur shenja depresioni për t'i dhënë fund jetës edhe para një jave me vetëhelmim.
Djegiet janë shkaktuar me benzinë, pra rezulton që vetë viktima ka djegur veten me benzinë, por ai vetë e ka mohuar këtë në çastet e fundit të jetës.
Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes".