English

E çuditshme, njeriu më i fortë në Rusi tërheq një anije të rëndë prej 760 tonësh

Moskë, 13 tetor, NOA - Ai realisht njihet si njeriu më i fortë në Rusi dhe për këtë të gjithë thonë se e ka merituar.

Këtë fakt e ka vërtetuar më së miri falë sprovës së tij të fundit, kur me trupin e tij ka tërhequr një anije me peshë totale prej 760 tonësh.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, sipas të cilave, personi në fjalë quhet Elbrus Nigmatulin dhe mban titullin e njeriut më të fortë në Rusi, të cilin e ka vulosur së fundmi edhe me rekordin e tij personal më të ri.

Më parë, mësohet se Nigmalutin ka vendosur rekord personal në vitin 2006 kur në lumin "Moska" ka tërhequr anijen prej 186 tonësh.

35-vjeçari i fuqishëm është kampion rus në katër sporte, përfshirë mundjen e duarve dhe ngritjen e peshave, dhe deri më tani katër herë ka fituar titullin e njeriut më të fortë në këtë vend. Ai ka marrë pjesë edhe disa herë rresht në garën për njeriun më të fortë në botë, por asnjëherë nuk ka arritur të renditet mes tre të parëve. n.e/NOA

KOMENTE