English

Hillari Klinton në Moskë për të biseduar nga afër me rusët për çështjen e Iranit

Moskë, 13 tetor, NOA - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ndodhet në Moskë ka shkuar për një vizitë në Rusi, ku pritet të diskutojë atje nga afër me krerët e shtetit rus për problematikat e pasurimit bërthamor të Iranit.

Konkretisht, nga Shtëpia e Bardhë bëhet me dijeni se Klinton ka në plan të pyesë udhëheqësit rus se si do të ushtrojnë presion ndaj Iranit që ky i fundit të provojë se nuk po ndërton armë bërthamore.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Klinton do të shtyjë zyrtarët rusë të thonë se çfarë trysnie specifike ata do të jenë të gatshëm të përdorin kur Moska së bashku me Amerikën dhe aleatët të konfrontojnë Iranin.

Nga ana e saj, Rusia nuk është se ka dhënë shumë shenja reagimi ndaj kësaj çështje,

Por presidenti rus, Dmitri Medvedev, gjithsesi, tha muajin e kaluar se sanksionet nganjëherë janë të paevitueshme, ndërsa vetë Klinton tha të dielën se bota nuk do të presë pafundësisht për Teheranin që të provojë se nuk po ndërton një bombë.

KOMENTE