Prizren, 13 tetor NOA-Një vrasje mes miqsh për motive akoma të panjohura ka ndodhur të martën në Â fshatin Fortesë (ish-Bellacerkë) të Rahovecit, në komunën e Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Prizrenit, dhëndri Flamur Hasani, ka vrarë me armë zjarri babanë e nuses së tij, Samir Fetoshin, nga ky fshat.
Më pas, ai është arratisur në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
Sipas policisë, motivet e krimit janë ende të panjohura.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa policia ka nisur ndjekjen e vrasësit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
m.i/NOA