English

Leskaj takon kryesenatorin kanadez, bojkoti i PS në fokus të bisedës

Tiranë, 13 tetor NOA-Deputetja e PS, Valentina Leskaj zhvilloi sonte në mbrëmje një takim me kryetarin e parlamentit kanadez, Noel Kinsela i cili po qëndron për disa ditë në vendin tonë.

Në fokus të bisedës së Leskaj me kryesenatorin kanadez ishte bojkoti i kuvendit nga opozita.

Deputetja e PS ka shpjeguar rrethanat që e kanë detyruar Partinë Socialiste për të vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin, e që lidhen me çështje themelore të demokracisë siç është e drejta e votës.

Leskaj u ndal në domosdoshmërinë për të rikthyer besimin tek sistemi, besim që është cenuar rëndë nga manipulimi i zgjedhjeve të 28 qershorit dhe që mund të rikthehet vetëm nga ballafaqimi me të vërtetën.

Kinsela nga ana e tij theksoi që Shqipëria tashmë është vend anëtar i NATO do përfitojë nga standardet e demokracisë së kësaj organizate edhe përmes prezencës dhe angazhimit me strukturat e saj, siç është dhe asambleja parlamentare e NATO-s.

m.i/NOA

KOMENTE