English

Mblidhet kryesia e PS, Dade: Shumica vendosi bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 15 Nëntorit

Tiranë, 13 tetor NOA-Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur sot pasdite në mbledhjen e saj të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 15 Nëntor.

Dy prej anëtareve të kryesisë së PS, deputetet Arta Dade dhe Valentina Leskaj deklaruan për mediat se shumica e anëtarëve të kryesisë kanë qenë dakord për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të15 nëntorit për pushtetin lokal dhe arsyeja ka qenë mungesa e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit.

"Shumica e anëtarëve të kryesisë janë të mendimit që PS të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 15 Nëntor pasi zgjedhjet e 28 qershorit nuk përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO dhe aspirant për në BE, Komisisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte një vegël politike në shërbim të Sali Berishës, edhe në raportin e OSBE ODIHR, për një të tretën e kutive të votimit, procesi i numërimit ka qenë i keq ose shumë i keq, u shkel Kodi Zgjedhor, i cili sanksionon rinumërimin e votave në rast të kërkesës së 2 anëtarëve të KQZ, ka një mungesë të plotë të një reflektimi nga ana e qeverisë ndaj kërkesave legjitime të opozitës dhe popullit opozitar, për të hetuar në mënyrë transparente procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit", tha Dade.

Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PS vazhdon, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe axhenda politike e partisë, e cila do jetë mjaft dinamike në periudhën Tetor - Dhjetor 2009.

Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste, dhe ngritja e grupeve të punës për përmirësime statutore.Â

Një pikë tjetër e mbledhjes së kryesisë së PS është dhe riorganizimin e organizatave socialiste në emigracion.

m.i/NOA

KOMENTE