Tiranë, 13 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Wang Junglin.
Marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe vizita e ardhshme e zëvendëskryeministrit kinez në Tiranë ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi kortezie.
Ambasadori Junglin i përcolli, Metës përshëndetjet e Ministrit të Jashtëm të Kinës dhe shprehu vlerësimin se marrëdhëniet Kinezo-Shqiptare kanë njohur një zhvillim të madh gjatë viteve të fundit.
Ai gjithashtu, shprehu bindjen dhe angazhimin e tij për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe atyre ekonomike.
Meta nga ana e tij vlerësoi fazën e konsoliduar në të cilën kanë hyrë marrëdhëniet bilaterale dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në gjitha fushat e në mënyrë të veçantë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik.
k.k/NOA