English

Meta urohet nga homologu finlandez, kërkohet vazhdimësi e bashkëpunimit

Tiranë, 13 tetor NOA-Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij finlandez, Aleksandër Stubb.

Ministri i Jashtëm i Finlandës premton bashkëpunimin e vendit të tij jo vetëm në nivel bilateral por dhe në kuadër të Bashkimit Evropian dhe në çështjet globale.

"Duke shprehur vlerësimin për progresin tuaj, më lejoni t'ju siguroj se Finlanda vazhdon t'a mbështesë integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mirëpres bashkëpunimin me ju dhe me Ministrinë tuaj", thuhet në letrën e ministrit finlandez, dërguar ministrit të Jashtëm Ilir Meta.

m.i/NOA

Â

KOMENTE