Tiranë, 13 tetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve të godinës së re spitalore pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Ministri Vasili inspektoi sot punimet e fazës së parë, nga shtatë fazat e parashikuara ne Masterplanin e zhvillimit të kësaj Qendre.
"Shpresojmë që në fillim të vitit të ardhshëm, jo më larg se muaji mars ky spital i ri të fillojë funksionimin e tij" tha ministri Vasili
Ndërtesa e re spitalore që është në përfundim e sipër pritet të ofrojë shërbime të imazherisë dhe diagnostikimit, shërbime të urgjencës (urgjenca 1, urgjenca 2 përfshi dhe 18 shtretër observimi), 30 shtretër për mjekësinë e përgjithshme dhe 30 shtretër për kirurgjinë e përgjithshme, 15 shtretër reanimacion dhe Laboratorë Klinike, departament të Hematologjisë dhe 16 shtretër standard, 6 shtretër të specializuar dhe 14 shtretër për pacientet ambulatore, 7 salla reanimacioni, 8 shtretër post operator dhe laborator Histologjie, pra, numri i përgjithshëm i shtretërve është 115.
Blerja e pajisjeve mjekësore do të kryhet me dy ose tre lote nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku do të përfshihen pajisjet e imazherisë, diagnostikës dhe laboratorëve, i cili do të duhet të zhvillohet gjatë vitit në vazhdim(2009) për të mos penguar ecurinë e ndërtimit.Â
k.k/NOA