English

PDK: Policia, manipulim me vrasjen e Aleks Kekës, kërkojmë të zbardhi ngjarjen

Tiranë, 13 tetor NOA - Partia Demokristiane denoncoi sot Policinë e Shtetit që sipas saj po përpiqet të implikojë në veprimtari kriminale, Aleksandër Kekën, ish-kryetar i degës së PDK-së në Malësinë e Madhe, i cili u vra në një atentat me eksploziv me 18 qershor 2009, në aksin rrugor Koplik-Shkodër.

"Deklaratat e djeshme në seancën gjyqësore të të "penduarit" kriminel dhe të përdorurit nga Policia e Shtetit, Adratik Coli, ku i ndjeri akuzohet si korrier droge i "Bandës së Durrësit", janë një përpjekje e turpshme e Policisë së Shtetit për të penguar zbardhjen e vrasjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit të shëmtuar që i mori jetën kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleksandër Keka. Â

I "penduari" i policisë Adriatik Coli, asnjëherë gjatë dëshmive të tij të mëparshme gjatë dy viteve, në cilësinë e të penduarit, nuk e kishte përmendur emrin e Aleksandër Kekës.

Deklaratat e djeshme na bindin se "i penduari" është përdorur nga Policia e Shtetit për të njollosur figurën e të ndjerit Aleksandër Keka pas vdekjes, ashtu sikurse është vepruar nga policia edhe në ditën e vrasjes" bëri të ditur sot Partia Demokristiane me anë të një deklaratë për shtyp.

Sipas saj DPK, posedon informacione të vazhdueshme që Policia e Shtetit është përpjekur me të gjitha format dhe mënyrat për ta përfshirë emrin e Aleksandër Kekës në ngjarje kriminale të ndodhura gjatë viteve të fundit.

I ndjeri Aleksandër Keka, baba i tre fëmijëve, prind dhe qytetar i respektuar, kryetar i Partia Demokristiane kërkon që Policia e Shtetit të tërhiqet nga deklaratat politike për të njollosur figurën e Kekës dhe të zbardhnin vrasjen.

"Nëse Policia e Shtetit vazhdon të manipulojë opinionin publik me dëshmitë e kriminelëve që duan ti shpëtojnë drejtësisë, nesër çdo njeri nga ne mund të bëhet objekt i sulmeve dhe akuzave nga më absurdet.

Partia Demokristiane, edhe njëherë u bën thirrje Institucioneve të Sigurisë Kombëtare, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Inteligjent, të zbardhin ngjarjen dhe të venë para përgjegjësisë ligjore, kriminelët që i morën jetën të ndjerit, Aleksandër Keka" përfundon deklaratën e saj PDK.

k.k/NOA

KOMENTE