English

Portet e vendit kaos nga deti me fuqi deri 8 ballë, ndërpriten udhëtimet e trageteve

Durrës, 13 tetor, NOA - Porti i Durrësit është gjendur mëngjesin e sotëm në një kaos të vërtetë pasi forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur të jetë deri në 8 ballë, ndihmuar kjo edhe nga erërat e forta.

Burime pranë Kapitenerisë së Portit, bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se moti i keq ka vështirësuar së tepërmi punën në portin më të madh të vendit.

Sipas tyre, dy tragete nga Bari nuk kanë mbërritur në port sipas orës së përcaktuar dhe mësohet se tragetet Joni dhe Athinaja anulluan udhëtimet për ditën e sotme.

Ndërkaq, Kapiteneria ka dhënë urdhër të prerë për anijet e vogla që të mos dalin në det.

"Peshkarexhat nuk lejohet të dalin në lundrim për peshkim", mësohet të thonë zyrtarët e Kapitenerisë së Portit të Durrësit.

Ndërkaq, e njëjta situatë mësohet të jetë edhe në portin e Vlorës, ku trageti i Brindizit ka ardhur me disa orë vonesë në breg për shkak të motit të keq.

Edhe në këtë port, mësohet se është ndaluar dalja e anijeve në det të hapur.

n.e/NOA

KOMENTE