English

Raporti i Human Rights Watch: Greqia shkel të drejtat e emigrantëve

Uashington, 13 tetor NOA-Human Rights Watch konstaton se Greqia i trajton keq emigrantët që hyjnë në tokën greke me shpresën për të përmirësuar jetën e tyre.

Ajo i kërkon Bashkimit Evropian të nxisë qeverinë e re greke që të ndalojë atë që ajo e quan, trajtim abuziv të imigrantëve.

Në një raport të ri të Grupit për të drejtat e njeriut thuhet se imigrantët në Greqi, përfshi fëmijët që arrijnë pa prindër, kapen dhe çohen në burg dhe shpesh detyrohen të kalojnë kufirin për në Turqi.

Raporti thotë se policia krijon pengesa për imigrantët që aplikojnë për azil dhe refuzon kërkesat e kërkuesve të azilit për seanca të drejta dëgjimore.

Human Rights Watch thotë se intervistoi kërkues azili në veri të Greqisë të cilët thanë se ishin mbajtur në kushte të renduara sanitare dhe të mbipopulluara me ushqime të pakta dhe se ishin abuzuar nga rojet.

Zyrtarët grekë kanë thënë se janë pushtuar nga imigrantët, shumica nga Afrika, Afganistani dhe Iraku.

Zyrtarët gjithashtu thonë se janë ndihmuar pak ose aspak nga Bashkimi Evropian apo Turqia.

Athina, gjithashtu ka thënë se shumë imigrantë futen në Greqi nga Turqia.

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE