Tiranë, 13 tetor NOA - Kryetari i Senatit të Francës, Gerard Larcher, i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për rizgjedhjen e saj në këtë detyrë.
Përmes letrës së tij, Kryetari Larcher, duke kujtuar takimin me Kryetaren e Kuvendit gjatë vizitës së saj zyrtare në Francë, shpreh besimin në konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh.
"Pas rizgjedhjes suaj si Kryetare e Parlamentit te Republikës së Shqipërisë, ju shpreh të gjithë përgëzimet e mia dhe ju uroj suksese në vijimin e misionit tuaj.
Ruaj kujtimet dhe mbresat më të mira nga takimi në Senatin e Francës, në dhjetor 2008 dhe shpresoj se ne do të vazhdojmë të konsolidojmë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy parlamenteve tona.
Ju lutem pranoni, zonja Kryetare, shprehjen e konsideratës time më të lartë" thuhej në letrën e urimit të Larcher drejtuar Topallit.
k.k/NOA