English

Topi në Slloveni, takon Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gantar

Ljubjanë, 13 tetor NOA-Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Slloveni u pritën sot nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar.

Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palÑ‘s sllovene si në asistencën ndaj konsolidimit të demokracisë shqiptare, ashtu edhe në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik.

"Ne vlerësojmë kontributin slloven në suksesin e arritur për anëtarësimin e ShqipÑ‘risÑ‘ në NATO, si dhe mbështetjen sllovene për aplikim të Shqipërisë në kërkim të Statusit të Vendit Kandidat për në BE", - vuri në dukje Presidenti Topi, duke shprehur besimin në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje dhe në të ardhmen.

Presidenti Topi nënvizoi gjithashtu faktin se ShqipÑ‘ria vlerÑ‘son angazhimin maksimal të palës sllovene pÑ‘r mbajtjen e axhendÑ‘s sÑ‘ integrimit tÑ‘ vendeve tÑ‘ Ballkanit PerÑ‘ndimor nÑ‘ BE dhe veçanÑ‘risht pÑ‘r tÑ‘ bÑ‘rÑ‘ realitet angazhimin e marrÑ‘ nga BE pÑ‘r lëvizjen e lirÑ‘ tÑ‘ qytetarÑ‘ve tanÑ‘ nÑ‘ vendet e hapësirÑ‘s Shengen.

Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Ai e siguroi Topin se Sllovenia do të vazhdojë të ofrojë si mbështetjen e saj të fuqishme për kryerjen e suksesshme të reformave të duhura politike, ekonomike ashtu edhe përsa u përket shkëmbimit të përvojave pozitive.

m.i/NOA

KOMENTE