English

"Vetëvendosja" në protestë: EULEX të lirojë djemtë e Kosovës

Prishtinë, 13 tetor NOA-Lëvizja "Vetëvendosja" në Kosovë i ka kërkuar policisë dhe misionit të EULEX të lirojë 27 aktivistët e saj të cilët mbahen në ambientet e paraburgimit pas protestës në Prishtinë kundër firmosje së protokollit me Serbinë që u zhvillua një muaj më parë.

Gjykata Komunale në Prishtinë ka vendosur të mbajë seancën e konfirmimit të aktakuzës kundër 27 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, më 16 tetor.

Fillimin e këtij procesi e kanë bërë me dije aktivistët e kësaj Lëvizjeje gjatë një aksioni simbolik të mbajtur në Prishtinë.

Me këtë rast ata në një ndërtesë të qytetit kanë vënë një bez në të cilin janë të shkruar emrat e 22 aktivistëve të paraburgosur.

Aktivistët në fjalë, lëvizja i quan "Djemtë të Kosovës" ndërsa thonë se po mbahen në paraburgim nga Yves de Kermabo e Pieter Faith.

m.i/NOA

KOMENTE