Barcelonë, 13 tetor, NOA - "Për Elizën", një nga pjesët më të famshme të pianos e të gjitha kohërave, sipas një hulumtimi befasues, nuk është kompozuar nga Ludving van Beethoven.
Por autori i "Fur Elise", në fakt është gjermani Ludvig Nohl, muzikolog edhe ky, i cili në vitin 1865 zbuloi dorëshkrimin autograf me shënime të Beethovenit në Monako të Bavarisë.
Ky është një përfundim i habitshmëm i përfshirë në një kërkim për tetë vjet në marrëdhëniet midis kompozitorit gjerman dhe pianos, realizuar nga dijetari italian Luca Chiantore, paraqitur në Universitetin e Barcelonës.
Studimi fillon duke vënë në dukje se melodia "Fur Elise" lajm erdhi vetëm 40 vjet pas vdekjes së mësuesit në Bon dhe argumenton se këto shënime nuk përputhen me versionin e melodisë së njohur. Luca Chiantore ofron një numër dëshmish dhe faktesh që tregojnë se si Nohl ka përdorur një dorëshkrim të zbuluar në një koleksion privat për të "kompozuar" një këngë të re. "Fur Elise" ka qenë gjithmonë një mister tërheqës për muzikologët.
Në korrik, doli lajmi se Bethoven ishte frymëzuar nga Elizabeth Roeckl, një këngëtare gjermane dhe jo nga vajza e një miku të ngushtë të tij, Therese Malfatti, siç është menduar.
n.e/NOA