English

Zgjedhjet e 15 nëntorit, Haxhinasto: PS detyroi LSI-në të vendos të konkurrojë e vetme

Tiranë, 13 tetor NOA - LSI do të konkurrojë e vetme me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.

Vendimi i LSI-së është bërë publike sot nga Zëvendëskryetari i saj, Edmond Haxhinasto.

"Ky vendim i LSI nuk cenon aspak koalicionin qeverisës për Integrimin Evropian, koalicion i cili ka filluar funksionimin me rezultate te prekshme në të gjithë sektorët, veçanërisht në ato sociale. Vendimi i LSI është marrë duke ushtruar përgjegjësisë tona ndaj të drejtave themelore demokratike të shtetasve, të cilët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin midis alternativave personat që do t'i drejtojnë ata në gjithë nivelet e pushtetit" deklaroi Haxhinasto. Sipas Haxhinastos, ky vendim i LSI-së nuk do të ishte marrë nëse lidershipi i Partisë Socialiste do të respektonte mandatin e saj politik dhe opozitar që i dhanë zgjedhësit në 28 qershor.

"Nëse axhenda personale e lidershipit të saj nuk do të përdorej për të shkatërruar funksionimin normal të sistemit tonë demokratik. Por mësa duket, lidershipin aktual të PS nuk e lejon të marrë pjesë në zgjedhje edhe frika se historikut të gjatë të humbjeve, të 28 qershorit por edhe atyre të Ballagatit, do t'i shtohet edhe humbja në zgjedhjet e 15 nëntorit. LSI do të konkurrojë në këto zgjedhje më përfaqësues të spikatur të saj duke e konsideruar konkurrimin e 15 nëntorit edhe si një test të drejtësisë së vendimit të saj për pjesëmarrje në koalicionin qeveris" tha Haxhinasto.

k.k/NOA

KOMENTE