Shkup, 14 tetor, NOA - Në mbledhjen e mbrëmshme të kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka pasur ndarje të theksuara midis akademikëve, një pjesë e të cilëve ka pranuar largimin e këshillit redaktues të "Enciklopedisë Maqedonase", ndërsa një pjesë tjetër, është deklaruar në mbrojtje të kryeredaktorit të kësaj vepre, akademikut Bllazhe Ristevski.
Nga 48 akademikët pjesëmarrës në Kuvend, një pjesë e tyre kanë kundërshtuar edhe vendimin për tërheqjen e veprës tani të nxjerrë në shitje, por edhe të lansuar nëpërmjet internetit dhe disqeve pirate. Akademikët shqiptarë kanë theksuar se kanë mbështetur fuqimisht kërkesën për të formuar këshillin e ri redaktues dhe dhënien e përgjegjësisë nga kryeredaktori Ristovski. Burime pranë mbledhjes që ka zgjatur me debate dhe argumente të ndryshme kanë bërë të ditur se akademiku Ristovski ka thënë se nuk përfill asnjë kritikë ndaj tij dhe se ai asnjëherë nuk heq dorë nga "Enciklopedia Maqedonase", tashmë e botuar.Â
NOA-INA