Gjirokastër, 14 tetor, NOA - Gjatë periudhës së 9 muajve të parë të këtij viti, në qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur gjithsej 327 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 282 prej tyre, në të cilat janë implikuar 316 autoë prej të cilëve 114 janë arrestuar në flagrancë, 17 shpallur në kërkim dhe 185 ndiqen në gjendje të lirë.
Këto të dhëna janë komunikuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës në kuadrin e analizës së punës 9-mujore në radhët e saj.
Sipas të dhënave të tjera, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguesit e kriminalitetit janë ulur me 25 vepra penale më pak, por dhe forca zbuluese është ulur me 2.6%.
Të ndara sipas rretheve ku kanë ndodhur ngjarjet, numërohen 42 vepra penale në Gjirokastër, 26 vepra penale në Tepelenë dhe 35 të tjera në Përmet.
Analiza vuri në dukje ndër të tjera se janë goditur edhe 8 grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe 4 të tjera në fushën e trafikut të qënieve njerëzore.
Sikundër janë organizuar edhe disa operacione policore, si "Manastiri", "Starkingu", "Rrëshqitja", "Darka jashtë", "Parkimi i fundit", "Përtej kufijve" etj.
"Vepra penale në fushën e drogave janë evidentuar 43 raste, nga të cilat janë zbuluar 21 ose 48.9%, ku janë sekuestruar 100 gram kokainë, 50 kilogramë heroinë, rreth 4 ton marijuanë dhe 6910 bimë narkotike kannabis sattiva", vlerëson analiza.
n.e/NOA
Â