English

Berisha lehtëson udhëtarët: Në kufi vetëm një sportel kontrolli, krijojeni

Tiranë, 14 tetor NOA - Këshilli i Ministrave vendosi sot krijimin e një sporteli unik për kontrollin e qytetarëve, vendas e të huaj, në pikat e kalimit doganor dhe në porte.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha tha se ky vendim do të thjeshtojë dhe lehtësojë shumë punën në pikat tona të kalimit kufitar.

"Nga 4-5 ndalime që u bëheshin qytetarëve vendas e të huaj që hynin në pikat tona kufitare, tani do të ketë vetëm një pikë ndalimi. Dogana dhe policia bëhen së bashku në një pikë të vetme dhe kjo e thjeshton punën", tha Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha dhe Ministri i Financave Ridvan Bode që të përcaktohen rregulla të qarta për zbatimin e këtij vendimi, sikundër procesi të mbikëqyret me rigorozitet.

"Duhet të përcaktoni rregulla shumë të qarta në zbatimin e tij, në mënyrë që efekti i vendimit të fillojë menjëherë.

Në këtë mënyrë, ne nuk po bëjmë asgjë tjetër vetëm atë që vende të tjera e kanë bërë dhjetëra vite më parë. Ndaj ky është një vendim shumë i dobishëm", u shpreh Berisha.

k.k./NOA

Â

KOMENTE