English

Berisha në mbledhje qeverie: Të vijë harta e çmimeve të tokës, do rivlerësohen

Tiranë, 14 tetor, NOA - Kryeministri Berisha ka bërë thirrje gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave që të mbërrijë sa më parë në qeveri harta e çmimeve të tokës, pasi ajo aktualja sipas tij nuk është reale.

"Çmimet e tokës, jo mbi baza reale dhe do të ketë një rishqyrtim të tyre", ka pohuar Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, Berisha ka pohuar se javën e ardhshme do të bëhet gati edhe ligji për titujt e pronësisë.

Ndër të tjera, gjatë mbledhjes së qeverisë ai ka diskutuar edhe për ndërtimin e Unazës së Tiranës, për të cilën ka pohuar se do të shpallet tender ndërkombëtar.

n.e/NOA

KOMENTE