English

Berisha takohet me Sekretarin Italian të Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Adolfo Urso

Tiranë, 14 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot Sekretarin Italian të Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Adolfo Urso së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Kryeministri, Berisha theksoi se është e rëndësishme për Shqipërinë që investimet italiane në vend rriten çdo muaj dhe se të dyja qeveritë kanë vullnetin më të mirë për ngritjen e tyre në një nivel ekselence duke qenë se janë të gjitha potencialet në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Sekretari Italian i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Adolfo Urso nga ana e tij u shpreh se ishte i impresionuar me ndryshimet e mëdha të Shqipërisë në këto 4 vitet e fundit dhe se edhe kompanitë italiane që tashmë investonin me sukses në Shqipëri ishin të një niveli shumë të lartë dhe kualitativ.

Gjatë bisedimit u ra dakord për një promovim të vazhdueshëm tek biznesi Italian të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për lehtësimin e biznesit si uljen e taksave, iniciativën 1 euro, One Stop Shop për lejet dhe Licencat dhe për Regjistrimin e Biznesit, dhe së shpejti për Energjinë dhe Minierat etj.

Zoti Urso theksoi interesin e madh të kompanive italiane në Parqet Industriale, në energji, në fushën e Hoteleri-Turizmit, në fushën e prodhimeve bujqësore etj

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE