Lushnjë, 14 tetor, NOA - Forcat e policisë së Lushnjës kanë arrestuar në flagarancë 26-vjeçarin Eglantin Saliasi, lindur dhe banues në fshatin Saver, i dënuar edhe më parë.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi i ka dalë para 72-vjeçarit P.C, banues në Lushnjë duke i kërkuar ndihmëe për të rregulluar sistemin elektik në banesën e tij dhe në kohën kur i moshuari po ia regullonte, Saliasi i ka marrë celularin si dhe çelësat e banesës, duke e kyçur brenda.
Më pas, 72-vjeçari është hedhur nga dritarja e banesës së Saliasit dhe kur ka vajtur në banesën e tij ka konstatuar vjedhjen e rreth 50.000 lekëve të reja.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA