English

Emigranti denoncon xhaxhain: Ka shitur tokën time prej 6 hektarësh me prokurë false

Tiranë, 14 tetor NOA - Xhaxhai shet gjashtë hektarë tokë, pronë e fëmijëve të vëllait të tij, me dokumente false duke i marrë paratë për vete.

Të paktën kështu pretendojnë motër e vëlla, Hektor dhe Suzana Topulli të cilët deklaruan në polici se xhaxhai i tyre Bajram Topulli u ka shitur tokën.

Hektor dhe Suzana Topulli jetojnë prej vitesh në Kanada dhe vetëm pak ditë më parë janë kthyer në Tiranë ku ka konstatuar shitjen e tokës së tyre me një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Bajram Topulli me ndihmën e noteres Majlinda Lleshi ka falsifikuar prokurën në të cilën motër e vëlla kanë nënshkruar pranimin e shitjes së tokës, gjë e cila është mohuar prej tyre sapo janë kthyer nga Kanadaja.

Sipas policisë ata pretendojnë se xhaxhai i tyre ka vepruar me dokumente false në bashkëpunim me noteren për të realizuar shitjen e gjashtë hektarëve tokë në pronësi të Hektor dhe Suzana Topullit.

Noterja, Mailinda Lleshi, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës dhe "falsifikim i dokumenteve".

Ndaj Bajram Topullit policia ka ngritur akuzën e "falsifikimit të dokumenteve'.

k.k/NOA

Â

KOMENTE