Berkshire, 14 tetor, NOA - Për të gjithë prindërit ka rastisur që ndonjëherë nuk dinë si t'u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve të tyre, por në rastin e Oskar Vrigley, një fëmije 2-vjeçar nga Berkshire, babai dhe nëna e tij shpesh janë zënë ngushtë para tij.
Fakti është se Oskar është vetëm dy vjet e pesë muaj, por ka një nivel të inteligjencës, të krahasueshëm me atë të Albert Ajnshtajnit, gjeniut të fizikës dhe autor i teorisë së relativitetit, që është 160. "Është gjithmonë zakon për të gjithë prindërit të mendojnë se fëmija i tyre është i veçantë, por ne e dinim se te Oskar rasti ishte shumë i veçantë", pohon babai i tij, që është një specialist i teknologjisë së informacionit.
Ndërsa nëna e tij Hannah, 26 vjeçare thotë se "kjo befasi na ra në sy kur ishte vetëm
12 javësh".
"Ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm. Fjalori i Oskar ishte i habitshëm", pohon ajo.