English

Gjendet i varur në verandën e banesës, një 51-vjeçar në Marikaj

Tiranë, 14 tetor NOA - Një burrë u gjet i vdekur në banesën e tij në fshatin Marikaj të Tiranës dhe pas hetimeve të para të kryera dhe ekspertizës së mjekëve, u konkludua se ishte një vetëvrasje.

Burime nga spitali Ushtarak i Tiranës, i thanë sot agjencisë NOA se viktima është Bahri Bala, lindur në Durrës dhe banues në Marikaj të Vorës.

Viktima, 51 vjeçar, ka varur veten në verandën e banesës së tij dhe sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Nr.6 i cili kreu hetimet përmes grupit që dërgoi në vendngjarje, akti vetëflijues ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit.

I ndjeri, ka varur veten me një kavo çeliku të cilën e ka lidhur si lak në fyt, në përpjekje për t'i dhënë fund jetës.

Familjarët e të ndjerit janë marrë në pyetje dhe thanë se 51-vjeçari kishte disa vite që vuante nga sëmundje depresioni duke besuar se ky ishte dhe shkaku që ai ishte vetëvarur në verandën e banesës së tij.

f.sh/NOA

KOMENTE