English

Grabitet me thyerje dyqani, merren bizhuteri me vlerën 15 milionë lekë

Fier, 14 tetor, NOA - Gjatë orëve të natës, në fshatin Cakran të Fierit është vjedhur dyqani me konfeksione në pronësi të L.Sh, banues i këtij fshati.

Me marrjen e njoftimit, forcat e policisë shkuan menjëherë nëevendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore u konstatua se vjedhja është kryer me anë të thyerjes dhe se prej aty është marrë një sasi bizhuterish me vlerë rreth 15 milionë lekë.

Nga strukturat e policisë së Fierit po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE