English

Hapet nesër zyrtarisht fushata e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Prishtinë, 14 tetor NOA-Çelet nesër zyrtarisht në Kosovë, fushata e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.

Kodi i Mirësjelljes për zgjedhjet lokale 2009 u nënshkrua sot pasdite nga subjektet politike, nën patronazhin e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kodit nga përfaqësuesit e subjekteve politike morën pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Christopher Dell, Ingrid Johansson, e ngarkuar me punë në ambasadën e Suedisë, si kryesuese e radhës e BE-së, shefi i ICO-së, Pieter Feith si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

"Ky proces zgjedhor për herë të parë do të menaxhohet plotësisht nga institucionet e vendit tonë, ndërsa organizatat dhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të kenë rolin e vet të veçantë ndihmës e monitorues, për të cilën i falënderojmë posaçërisht", theksoi presidenti Sejdiu.

   Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Dell theksoi se Kodi i Mirësjelljes është diçka që kërkohet në ligj, prandaj kjo ceremoni shërben si forcues i rëndësishëm i bindjes së qytetarëve, votuesve dhe komunitetit më të gjerë.

    "Nënshkrimi juaj, zotimi juaj, është një lidhje nderi për të respektuar principet bazë të shprehjes dhe pjesëmarrjes demokratike", tha ambasadori Dell.

m.i/NOA

   Â

KOMENTE