English

KE, Lohan i dorëzon progres-raportin Berishës: Shqipëri-KE, marrëdhënie inkurajuese

Tiranë, 14 tetor NOA - Progres-raporti i Komisionit Evropian iu dorëzua sot kryeministrit Sali Berisha nga ambasadori i KE-së, Helmut Lohan.

Në raport thuhet se zgjedhjet e 28 qershorit kanë arritur shumicën e angazhimeve ndërsa vlerësohet miratimin në kuvend i Rezolutës për aplikim në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë përpjekjet në procesin e liberalizimit të vizave, janë vlerësuar në raport por komisioneri Rehn theksoi se duhen bërë përmirësime. Mungesa e dialogut politik, është një vërejtje e shënuar në raport. Në progres-raportin për vitin 2009, vlerësohen përmirësimet e shënuara në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, por vendi nuk ka arritur ende kushtet e vendosura nga Bashkimi Evopian. Raporti ka përmendur edhe tragjedinë e Gërdecit ku thuhet se gjyqi për këtë çështje është disa herë dhe gjykata e lartë pushoi hetimin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Raport theksoi se për të ofruar kredibilitet në luftën kundër korrupsionit duhet një proces i drejtë dhe transparent në mënyrë që të gjithë personat përgjegjës pavarësisht detyrës së tyre të marrin dënimin e duhur.

Mesditën e sotme Berisha ka marrë në dorë Progres-Raportin e cila iu dorëzua nga ambasadori i KE-së Helmut Lohan.

"Ne kemi kaluar një provë shumë të rëndësishme para qytetarëve shqiptarë në radhë të parë por edhe para partnerëve miqve tanë por edhe para Komisionit Parlamentar siç ka qenë prova e zgjedhjeve.

Në këtë kontekst raporti ka vlerësimin e tij më objektiv të bazuar në raportet e institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet dhe unë e garantova ambasadorin se qeveria mbetet e vendosur të punojë në mënyrën të serioze për adresimin e të gjitha problemeve të ngritura nga institucionet ndërkombëtare për tu përmirësuar më tej për procesi zgjedhor" deklaroi Berisha gjatë një konference për shtyp.

"Do të doja tani që me audiencën të ndaja njërën nga gjërat që del nga raporti e cila është konkluzioni i cili thotë për median e përgjithshme që marrëdhëniet Shqipëri-KE janë marrëdhënie inkurajuese' deklaroi sot Lohan.

k.k/NOA

KOMENTE