English

Marrëveshje e kufijve me Greqinë, Veliaj: Do bëjmë protestë jashtë Kuvendit

Tiranë, 14 tetor NOA - Kryetari i G99, Erion Veliaj reagoi sot në lidhje me marrëveshjen për ndarjen e ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë duke paralajmëruar se G99 do të protestojë kundër kësaj marrëveshje.

"Të enjten, ditën kur kjo marrëveshje do të jetë në rendin e ditës në Kuvend ne do të jemi jashtë sallës duke protestuar që kjo marrëveshje e papranueshme të mos votohet", tha Veliaj. Sipas tij, G99 nesër do të protestojë edhe ndaj Televizionit Publik Shqiptar.

"Do të kërkojmë ndryshimin radikal të funksionimit të këtij institucioni të informimit publik që financohet nga taksapaguesit shqiptarë.

Ashtu siç është edhe vënë re dhe kritikuar në gjithë raportet ndërkombëtare (OSBE, Këshilli i Evropës, etj) sidomos përgjatë fushatës elektorale, TVSH-ja është kthyer në një megafon ekskluziv të propagandës qeveritare e më specifikisht të kryeministrit të vendit" tha më tej Veliaj.

k.k.NOA

KOMENTE