English

Ndeshja e fundit për Botërorin 2010, sot Shqipëria përballë Suedisë

Stokholm, 14 tetor, NOA - Kombëtarja shqiptare sot ka përballjen e saj të fundit në kuadrin e ndeshjeve eleminatore të Botërorit 2010 që do të mbahet në Afrikën e Jugut.

Ajo do të jetë përballë ekipit kombëtar të Suedisë, ndeshje kjo e rëndësishme për të pasi i duhet të sigurojë një pozicionim më të mirë në eliminatoret e ardhshme.

Nuk është se Shqipëria pas kësaj ndeshje pretendon kualifikimin në Botërorin 2010, edhe nëse do të arrijë fitoren, por pika gjatë saj i duhet për të garantuar një short më të mirë në eleminatoret e ardhshme.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të fitojmë edhe për tifozët tanë dhe duhet ta marrim shumë seriozisht këtë takim, pasi nuk dua të shoh më ndeshje si me Greuther Furthin", mësohet të jetë shprehur në lidhje me të, trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.

Ai nuk ka dashur të ndryshojë asgjë nga skema që ka përdorur në takimet e mëparshme, të cilat i ka vlerësuar si të suksesshme.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE