Shkup, 14 tetor NOA-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e ka cilësuar një ditë historike publikimin e raport progresit të BE për Maqedoninë dhe rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
"Ky është rezultat i përpjekjeve të deritanishme të Qeverisë, të qytetarëve dhe të gjithë faktorëve politik në Maqedoni, theksoi Gruevski në konferencën e përbashkët me ambasadorin e KE në Shkup, Ervan Fuere, i cili ia dorëzoi Raportin.
Gruevski ka premtuar përkushtimin e qeverisë së tij në zbatimin e reformave dhe arritjen e qëllimeve të projektuara.
Sipas tij, Raporti do të jetë udhërrëfyes për hapat e ardhshme
"Do të punojmë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Lidhur me çështjen për emrin Maqedonia në mënyrë aktive dhe konstruktive vazhdon me bisedimet në patronazh të KB-së që të vihet deri në zgjidhje të pranueshme për të dy palët", deklaroi Gruevski.
Fuere dërgoi urime për raportin e marrë pozitiv dhe rekomandimin për negociata.
Kjo, theksoi ai, është mirënjohje e fuqishme për vullnetin dhe kapacitetin e Qeverisë të arrijë sukses, dhe nxitje që të përqendrohet në reformat dhe prioritetet e mbetura.
Edhe partitë politike në Shkup kanë përshëndetur njëzëri raportin e Komisionit Evropian për progresi e Maqedonisë gjatë vitit 2009.
m.i/NOA