Tiranë, 14 tetor, NOA - Partia Socialiste i ka humbur të gjitha sfidat zgjedhore me Partinë Demokratike dhe ndaj shpik të tilla metoda si ajo e bojkotit të procesit të 15 nëntorit për zgjedhjet e pjesshme.
Një reagim i tillë ka mbërritur sot nga selia blu, prej kryetarit të grupit parlamentar demokratik, Astrit Patozi, pas vendimit të marrë dje nga Kryesia e Partisë Socialiste, sipas të cilit socialistët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme.
"Partia Socialiste ka humbur që nga koha që është Rama në krye të saj", mësohet të jetë shprehur deputeti Patozi lidhur me një fakt të tillë.
Kryesia e Partisë Socialiste mori dje vendimin me shumicë votash, për të mos hyrë në zgjedhjet e 15 nëntorit, në shenjë proteste për mospërmbushjen e standardeve të një procesi zgjedhor normal në vend.
n.e/NOA