Tiranë, 14 tetor NOA - Një 5-vjeçar përplaset një makinë, drejtuesi i së cilës është larguar me shpejtësi pa i dhënë të miturit ndihmën e parë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Thoma Koxhaj" kur një veturë me targa të Tiranës, me ngjyrë gri, me drejtues të pa identifikuar, ka aksidentuar 5-vjeçarin Dritan Mullai.
Vogëlushi është gjetur në gjendje të rëndë në rrugë nga kalimtarë të rastit të cilët e transportuan menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve të sinjalizuar për ngjarjen nisën menjëherë hetimet për të identifikuar autorin.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë Rrugore, tek blloku i pallateve "Çabej, është gjetur dhe sekuestruar si i dyshuar mjeti tip "Opel Corsa", me targë TR 8824 N, me ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit Taulant Saliaj, i cili u shoqërua si i dyshuar.
Sipas policisë materialet i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largimit nga vendi i aksidentit".
k.k/NOA