Tiranë, 14 tetor NOA - Aksioni i policisë rrugore që vazhdon me intensitet prej më se një muaji duket se nuk ka ndërgjegjësuar ende drejtuesit e mjeteve, ku vetëm ditën e djeshme janë gjobitur 1470 shoferë për shkelje të qarkullimit rrugor.
Megjithëse çdo rrugë e Tiranës është blinduar nga policisë rrugore dhe Patrulla e Përgjithshme, drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat elementare të Kodit Rrugor. Policia e Tiranës bëri të ditur se gjatë aksionit të ditës së djeshme janë ndëshkuar me gjobë 146o shoferë si dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.
"Kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Në sajë të rritjes së prezencës së Policisë në rrugë kontrolleve të shuma të ushtruara, do të vazhdojnë në vijimësi, për zbatimin e detyrave që lidhen me Programin e Punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit "Për rritjen e sigurisë rrugore për vitin 2009" si dhe Programin e Punës e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, me objekt forcimin e masave ndaj kundravajtësve me synim uljen e ngjarjeve aksidentale dhe pasojave te tyre" thuhej në deklaratën e policisë së Tiranës lëshuar ditën e sotme.
k.k/NOA