Prishtinë, 14 tetor NOA-Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot Raportin e Progresit të vitit 2009 dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, të cilin në emër të Komisionit Evropian, ia dorëzoi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të këtij komisioni në Prishtinë, Renzo Daviddi.
Kryeministri Hashim Thaçi në takim ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e angazhimeve për implementimin e të gjitha standardeve për integrim në institucionet e Bashkimit Evropian dhe në NATO", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
"Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit për Kosovën konfirmojnë perspektivën e qartë evropiane të Kosovës.
Në këtë kuadër, Qeveria e Republikës së Kosovës vetëm sa do t'i rrisë përkushtimet e saj për qeverisje të mirë, transparente, efektive, për sundimin e rendit dhe ligjit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", ka theksuar Thaçi.
m.i/NOA