Tiranë, 14 Tetor NOA - Një incident rrugor ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Laprakës, pasi një person ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke e përplasur atë me një bordurë pranë asfaltit.
Burime në vendngjarje, bëjnë të ditur se automjeti i markës "Benz Mercedes" me targat TR 0893 K, ka shkaktuar aksidentin.
Kalimtarët panë skenën sesi makina u përmbys plotësisht duke u kthyer në anën tjetër teksa shoferi, në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe përfundoi rrëzë rrugës në bordurë.
Policia e mbërritur në vendngjarje konkludoi se shoferi ishte në gjendje të dehur, ndërsa konstatoi se veç lëndimit të tij pa rrezik, nuk ka dëme të tjera në njerëz.
f.sh/NOA