English

Sot publikohet progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë

Bruksel, 14 tetor, NOA - Komisioni Evropian ka bërë me dijeni se sot publikohet progres-raporti për vendet e Ballkanit, mes tyre edhe raporti i posaçëm për Shqipërinë.

Sipas burimeve paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, pritet që në faqet e këtij raporti të ketë kritika për nivelin ende të lartë të korrupsionit në vend dhe pamjaftueshmërinë e reformave të qeverisë në luftën ndaj tij.

E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për treguesin e krimit të organizuar, për të cilin gjithashtu citohet se ka shënuar rritje, pavarësisht përpjekjeve për ta parandaluar të.

Ndërkaq, thuhet se qeveria Berisha po ndërmerr reforma në të gjitha fushat, të cilat kërkojnë ta përafrojnë vendin sa më parë drejt fazave përfundimtare të integrimit drejt strukturave të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE