Tiranë, 14 tetor NOA-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Indonezisë në Shqipëri, Immanuel Robert Inkiriëang.
Në takim u evidentuan burimet e mëdha kulturore të të dy vendeve, që përbëjnë një bazë të mirë për forcimin e lidhjeve dypalëshe.
Biseda u fokusua edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investitorëve indonezianë për investime në Shqipëri në infrastrukturë apo turizëm.
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indonezisë do të vijnë gjithnjë e në rritje, duke shprehur dëshirën për intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë por edhe në fushën e biznesit.
Ambasadori indonezian, i cili mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë nga rezidenca në Sofje, tha se në çdo udhëtim të tij në Shqipëri, ve re gjithnjë transformime të mëdha si në infrastrukturë ashtu edhe në zhvillimin e vendit.
m.i/NOA
Â