English

U hap Panari i Librit më i madhi në botë, me 400 mijë libra nga 7 mijë ekspozues

Frankfurt, 14 tetor, NOA - Në qytetin gjerman të Frankfurtit u hap sot Panari i Librit, i cilësuari si më i madhin botë për nga gama e gjerë e librave dhe autorëve që përfshin brenda tij.

Aktualisht, sipas të dhënave, në panairin e sivjetëm do të marrin pjesë rreth 7000 mijë ekspozues që prezantojnë 400 000 libra. Â

Por pa hapur ende dyert panairi shkaktoi zhurmë me zgjedhjen e Kinës si të ftuarën e nderit, akt ky për të cilin parashikohet që qindra botues dhe tregtarë të librit nga Kina marrin pjesë në këtë eveniment pesëditor, përmes prezantimit të letërsisë dhe kulturës së vendit.

Por jo të gjitha prezantimet janë sanksionuar nga Pekini dhe këtë e tregon fakti që edhe disidentëve dhe kritikëve kinezë u është dhënë hapësirë për të eskpozuar punët e tyre në këtë panair.

Në fakt, çdo vit panairi i Librit në Frankfurt zgjedh një temë speciale dhe këtë vit kjo është Kina, gjë e cila ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut të cilët akuzojnë autoritetet e Pekinit se kufizojnë lirinë në letërsinë e shkruar.

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalën e hapjes së panairit tha se  vendi i tij ishte i hapur ndaj elementeve që mbërrinin nga jashtë, por vetëm mbi bazat kulturore të Kinës.

n.e/NOA

KOMENTE