English

Vetëplagoset me armë në kokë, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

Elbasan, 14 tetor, NOA - Një person është plagosur me armë zjarri në kokë në vendrojen e një parkimi automjetesh në qytetin e Elbasanit, për të cilin burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se është 18-vjeçari Arlis Ullorja, lindur dhe banues në Elbasan.

Veprimet e para hetimore konstatuan se në momentin e vetëplagosjes, ai ka qenë së bashku me dy shokët e tij, 19-vjeçarin Juxhen Kaloti dhe 18-vjeçarin Denis Beqiri, edhe këta banues në Elbasan.

Mësohet se i vetëplagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit,

është dërguar nëe gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar në marrjen e një akti të tillë, por ndaj tij grupi hetimor ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente", të cilat parashikohen nga nenet 99, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Ndërsa ndaj dy shokëve të tij, ka filluar procedimi penal për veprën penale të "Moskallëzim i krimit", e cila parashikohet nga neni 300 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE