English

Arrestohet një person për trafik klandestinësh, u merrte nga 300 euro

Kakavijë, 15 tetor, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar 42-vjeçarin Artur Muçaj, lindur dhe banues në Berat, pasi u kap në flagrancë duke u dhënë ndihmë për të kaluar përtej kufirit tre personave në pikën kufitare të Kakavijës, kundrejt përfitimit 300 euro për secilin.

Sipas të dhënave policore pët agjencinë e Lajmeve NOA, Muçaj së bashku me tre persona të tjerë, dy femra dhe një mashkull po nga Berati, janë kthyer nga policia greke në Kakavije si deportivë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative si dhe nga intervistimi i të kthyerve,  rezultoi se Artur Muçaj i kishte ndihmuar këta 3 persona për të kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek kundrejt fitimit 300 Euro për person.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet proceduriale si dhe u bë ndalimi i personit të lartpërmendur për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit", ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

KOMENTE