Shkodër, 15 Tetor NOA - Një djalë i ri mbeti i vrarë në një atentat që ndodhi para pak minutash në qytetin e Shkodrës, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Viktima është Olti Curri, rreth 25 vjeç, lindur e banues në qytetin verior.
Autorë të vrasjes ishin persona të cilët pasi hapën zjarr me armë automatike mbi të riun në një pritë me makinë, u larguan me shpejtësi për në drejtim të paditur.
Në vendin e ngjarjes, tek monumenti "Prek Cali" në qytetin e Shkodrës, kanë shkuar forca të shumta policore, kurse janë ngritur postblloqe për të penguar arratinë e mundshme të vrasësve që mendohen të kenë qenë të paktën dy persona, të ndihmuar edhe nga të tjerë.
r.d/f.sh/NOA Vijon...