Elbasan, 15 tetor, NOA - Gruaja ka ikur në Kosovë pas një sherri në familje, duke marrë me vete vajzën vetëm 1 vjeç, të cilën e shfrytëzon atje për të fituar para.
Ky ka qenë denoncimi i mbërritur pranë komisariatit të Policisë së Elbasanit nga 39-vjeçari Ardian Osmani, në ngarkim të bashkëshortes së tij, Valentina Misha, 34-vjeçare, që të dy lundur dhe banues të këtij qyteti.
Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se çifti në fjalë kishte dy vjet martuar dhe para 3 javësh si pasojë e një konflikti, gruaja është larguar nga banesa së bashku me vajzën 1 vjeçe në drejtim të Ferizajt në Kosovë, ku sipas bashkëshortit të saj, atje nuk është e punësuar, por shfrytëzon vajzën e vogël me qëllim për të fituar të ardhura.
Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim policor për Valentina Mishën dhe vajzën e saj, ndërsa po punohet për dokumetimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Trafikim i të miturve", e cila parshikohet nga neni 128/b i Kodit Penal.
n.e/NOA