Gramsh, 15 tetor NOA - Një 16-vjeçar është plagosur me automatik nga shoku i tij teksa po luanin bashkë.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen "Agjencia" në Gramsh kur 16-vjeçari me iniciale T.Rr, është plagosur me një plumb në gjoks.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e Gramshit dhe pas mjekimit të parë u nis drejt Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë në vendngjarja mbërritën oficerët e policisë për të zbardhur rrethanat.
Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se adoleshenti është plagosur nga shoku i tij me iniciale E.A, 15-vjeç.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.
Dy shokët po luanin me armë kur ajo u shkreh nga pakujdesia dhe plumbi preku në gjoks 16-vjeçarin.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip-automatik.
k.k/NOA